sjelljet e adoleshenteve

sjelljet e adoleshenteve

  1. Ada Add
    sjelljet e adoleshenteve
    Transcript Header:
    sjelljet e adoleshenteve
    Transcript Body:
    • 1. Punoi:Oriada Mecaj Sjelljet e adoleshenteve
    • 2. Sa i përket sjelljes dhe raportit me adoleshentët, ky sqarim zgjat shumë dhe duhet të shtjellohet nga aspekti psikologjik, sociologjik dhe fiziologjik. Në fillim duhet të dihen ndryshimet fizike në trupin e adoleshentit, gjë që është e pashmangshme në moshën e pubertetit. Ky ndryshim përcillet me një rritje të shpejtë dhe ndryshime të tjera në trup.Si rezultat i këtyre ndryshimeve paraqitet plogështia, përtacia dhe anemia.Gabimi më i shpeshtë i prindërve në këto raste është mendimi dhe bindja, se fëmijët kështu me trup të rritur në pubertet, mund të ngarkohen me detyrime më serioze dhe më të mëdha. Ky gabim pastaj shpie deri te nervozizmi, tendosja dhe shqetësimi, dhe si rezultat i këtyre ndjenjave, vjen deri te humbja e vetëbesimit.Këto ndryshime fizike tek i riu ngjallin dëshirë për t’u vetmuar dhe për t’u larguar nga familja, ikje nga çfarëdo pune, duke u lëshuar në dembeli, nga e cila pason ndjenja e molisjes. Shpesh në kohën e pubertetit i riu nuk ka vendosmëri, vazhdimisht ka ndjenjën se është në
    • 3.  Për këtë shkak në shumicën e rasteve adoleshenti është I dëshpëruar dhe I pikëlluar,madje pikëllimi i tij nuk përfundon vetë tek ai personalisht, por i kalon edhe të tjerët, dhe kështu ai shkatërron edhe lumturinë e të tjerëve, duke I kundërshtuar dhe u grindur, pa u afruar dhe ndihmuar me të tjerët. Në shtëpi me vëllezërit e tij sillet i egër, si I huaj dhe i shan pa kurrfarë shkaku, inatoset me ata. Grindet me prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes I ngacmuar nga tërbimi, siç po ndodh sot në shumë raste konfliktesh dhe mosmarrëveshjesh mes të rinjve në pubertet dhe prindërve (sidomos me nënat), sepse ajo qysh prej fëmijërisë është e lidhur më tepër. Dhe nëse ajo është më pak rigoroze e më tepër tolerante, atëherë konfliktet dhe mosmarrëveshjet do të pakësohen dukshëm. Ky i ri do të angazhohet në kundërshtimin e çdo pushteti prindëror.
    • 4.  Dhe sa herë që dikton se përpjekjet e tij dështojnë, shtohet mllefi i tij dhe ndodh që të tërhiqet nga situata të tilla, të cilat mund të çojnë deri te ndëshkimi, si pasojë e mosrespektimit të prindërve. Këtij të riu gjithashtu i mungon vetëbesimi, si pasojë e dyshimit në aftësitë e veta individuale dhe shoqërore.Shpesh kjo ndjenjë fshihet prapa inatit, të cilin e shfaq haptas. Kështu ai refuzon kërkesën për të kryer ndonjë punë të rëndësishme nga frika e dobësisë dhe e mossuksesit. Situata komplikohet akoma më tepër pas kritikave, që i bëhen nga personat përreth, për shkak të veprimeve dhe sjelljeve të tij të crregullta.
    • 5. FALEMINDERIT!! 
    View More